“Hockney – Van Gogh” ekspozita që po bën bujë në Amsterdam (FOTO) NULL NULL 11.03.2019 15:16 11.03.2019 15:16 David Hockney ka kapur vëmendjen e artdashësve në mbarë botën me ekspozitën e tij që ka hapur në Muzeun e Van Goghut që ndodhet në Amsterdam të Holandës. E veçanta e kësaj ekspozite të titulluar “Hockney – Van Gogh: Kënaqësia e Natyrës” është se kuratorët kanë vendosur që t’i ekspozojnë veprat e dy artistëve të mëdhenj të kohës. Artisti britanik David Hockney, është padyshim njëri ndër artistët më me ndikim të shekullit të 20-të, shkruan Livingit, transmeton Klan Kosova. Është e qartë se piktori Hockney është frymëzuar thellësisht nga Van Gogh-u. Në pikturat e tij mund të vërehen disa elemente që janë të ngjashme me ato të piktorit holandez. Punimet e piktorëve Hockney – Van Gogh do të qëndrojnë të ekspozuara në muzeun e Amsterdamit deri më datë 26 maj të këtij viti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 1 orë më parë