13:59, 23 Mars 2020

Pavarësisht se vendet e tjera në Evropë kanë pezulluar kampionatet e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit, Liga Bjelloruse e futbollit vazhdon të luhet.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Alexanedr Hleb e pranon se askujt nuk i intereson për koronavirusin në vendlindjen e tij.

“E gjithë bota tani e shikon ligën bjelloruse. Të gjithë duhet të shkojnë të televizorët e tyre dhe të na shikojnë neve”, ka thënë Hleb.

“Kur NHL-ja (liga e hokejit në ShBA) e mbylli edicionin, shumë lojtar të hokejit shkuan në Rusi për të luajtur. Ndoshta Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të vijnë në ligën bjelloruse për të vazhduar”, shtoi ai.

“Është vendi i vetëm në Evropë ku mund të luani futboll. Së paku njerëzit në Bjellorusi janë të lumtur”, njofton The Sun përcjell Klan Kosova.

“Njerëzit janë duke punuar në traktorë, askush nuk është duke folur për virusin”, deklaroi ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë