18:38, 26 Maj 2019

Toronto shkruan historinë, teksa kualifikohet për herë të parë në finalen e madhe të NBA-së, ku përballë do të ketë Golden State Warriors.

Skuadra kanadeze fitoi edhe ndeshjen e 6 me Milwaukeen në finalet e Konferencës së Lindjes, me rezultatin 100-94, duke e e mbyllur serinë e sfidave me Bucks me shifrat 4-2.

Heroi për Raptors u bë Leonard, që e mbylli sfidën me 27 pikë e 17 topa në tabelë, ndërkohë që ylli i te Milwaukee, Antetokounmpo u limitua në 21 pikë të shënuara.

Toronto e ndërtoi këtë fitore në gjysmën e dytë për periodës së katërt, kur regjistroi një rezultat të pjesshëm 24-3, duke përmbysur edhe një disavantazh prej 15 pikësh. Në fund, fitorja i shkoi kësaj skuadre, që është bërë pjese e NBA-së në vitin 1995.

E të mendosh që Toronto i nisi finalet e Konferencës së Lindjes me disavantazhin 0-2, në serinë e ndeshjeve me Milwaukeen.

Ndeshja e parë e finales së madhe të NBA-së mes Golden State dhe Torontos do të luhet mesnatën mes së enjtes dhe së premtes së ardhshme, me skuadrën kanadeze që do të ketë avantazhin e faktorit fushë në këtë përballje./Top Channel

Konkurs Pune

Lexo më shumë