Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt

NULL NULL
01/03/2017

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë kërkuar që nesër autoritetet franceze të lirojnë ish- komandantit e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit njëherësh ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantet me të pa thyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është njeriu i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli andaj mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik”.

“Ramush Haradinaj, ishte dhe mbetet njëri ndër komandantët i cili ishte çdo herë aty ku kërkohej mbrojtja e popullsisë civile shqiptare nga sulme e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe”

“Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete me më ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy here pafajin e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”.

“Ramush Haradinaj, i duhet Kosovës sepse ai është dhe mbete njëri me vizionin me të mirë për drejtimin e shtetit tonë”, thuhet në një njoftim të historianëve të Deçanit.

Në kumtesën e historianëve të Deçanit thuhet më tej se “drejtësia ndërkombëtare duhet të hetoj kriminelet serb që kryen masakrat me të mëdha ndaj popullsisë se pafajshëm shqiptare si në : Krushë, Reçak, Beleg, Lybeniq, Abri, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Studime, Pastasel, e në shuam e shumë pjesë të tjera të Kosovës ku armata dhe forcat para ushtarake,  ushtarake e policore serbe kryen gjenocidin me të madh ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI”, transmeton Klan Kosova.