Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Kushtetueses - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Kushtetueses

NULL NULL
14/12/2015

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka  kërkuar dorëheqjen e Arta Rama-Hajrizit, kryetare e Gjykatës Kushtetuese si dhe Bekim Sejdiut, gjykatës në këtë gjykatë lidhur me vendimin e Kushtetueses që 25 hektarë tokë, prona të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” t’i lihen nën pronësi Manastirit të Deçanit.

“Zonja Kryetar RAMA-HAJRIZI, Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, të cilën e drejtoni ju, nuk është dashur të bie preh e ngarkesave politike, ngase sot për sot nuk është me rendësi një rrogë deri në 2000 Euro, privilegjet e siguruara me ligjet tona por është mirë të mendohet tek gjykimi në të ardhmen i historisë, ngase çdo gjë kalon në histori”  thuhet në letrën publike të historianëve.

“Historia një ditë do të gjykoj çdo veprim jo vetëm tuajin por edhe tonin. Ju duhet të dini se Manastiri i Deçanit, është një objekt i kulturës dhe historisë se popullit shqiptarë ngase ai është i ngritur mbi themelet e një tempulli të lashtë ilirë”.

Në letër në fund thuhet se Rama-Hajrizi dhe Sejdiu duhet të japin dorëheqje  të pa revokueshme nga detyrat, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

  LETËR PUBLIKE
E nderuara Arta RAMA-HAJRIZI, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës,
I nderuar Bekim SEJDIU, Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës,
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, që nga 28 dhjetori i vitit 2012, kur Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e Republikës se Kosovës, kishe sjellë vendime të pa drejtë, dhe kishte përkrahur pretendime e pa drejte pronësore të Manastirit të Deçanit, ndaj pronave publike të Ndërmarrjeve “Apkio” dhe “Iliria”, kishim reagua ashpër ndaj vendimeve të pa drejta dhe konsideruara se ishin vendime të pa qëndrueshme.

Të nderuar,

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, që nga viti 2012, e në vazhdimësi deri me sot, shprehet dhe rithekson bindshëm se vendimet e pa drejta të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetues i Republikës se Kosovës (Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15), i datës 3 dhjetor 2015, janë vendime të pa drejta ngase :

– Pretendimet e personelit të Manastirit të Deçanit për pronësi ndaj pronave publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme, ngase ata thirrën në vendime të kohës se masave të dhunshme, respektivisht me vendime të vitit 1993 dhe 1997 dhe këto vendime janë të pa zbatueshme në Kosovë, ngase masat e dhunshme për ne dhe gjithë shqiptarët janë të pa drejta ngase janë vendime anti kombëtare.
– Pretendimet e personelit të Manastirit të Deçanit për pronësi ndaj pronave publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, nuk janë pretendime ekonomike por ato janë pretendime politike. Nëse pronat e ndërmarrjeve publike bartën në pronësi të Manastirit, atëherë jeta për qytetarët e Deçanit do të ngulfatët dhe do të jetë një situata e pa pranueshme.
– Pretendimet e personelit të Manastirit të Deçanit për pronësi ndaj pronave publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, janë në kundërshtim të plotë me gjitha ligjet e mundshme jo vetëm të Republikës se Kosovës por edhe me ligjet ndërkombëtare ngase prona publike dhe ajo private janë të pa tjetërsueshme.

Zonja Arta RAMA-HAJRIZI e zotëri Bekim SEJDIU,

Me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, të marrë nga kolegji i gjyqtarëve (Arta RAMA-HAJRIZI, kryetare dhe Bekim SEJDIU gjykatës, si dhe anëtarët e tjerë), është një vendim i pa drejtë, ngase Gjykata Kushtetuese si organi me i lartë i kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës ka ndërhyrë rendë në punën e Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, dhe në të njëjtën kohë ka parafrazuar vendimin e mundshëm imponues të Gjykatës dhe personelit të saj në Deçan.

Të nderuar,

Vendimi Nr. Ref. : VMP865/15, i datës 3 dhjetor 2015, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, është vendim i turpit ngase :

– Personelit të Manastirit të Deçanit për asnjë moment nuk i është shkelur e drejta.
– Personeli i Manastirit të Deçanit edhe për kundër që nuk i njeh institucionet e Republikës se Kosovës dhe kanë lobuar kundër pranimit të Republikës se Kosovës jo vetëm në UNESCO por edhe si shtete, atëherë është shumë paradoksale se në çfarë institucioni i juaj ka besuar apo ka aprovuar Masën e Përkohshme ndaj një çështje që është problem shumë i madh.
– Personeli i Manastirit të Deçanit, çdo herë që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës me 1999, nuk kanë reflektuar për tolerancës dhe marrëdhëniet të mira me qytetarët e Deçanit. Ata vetëm sa kanë bërë thirrje për urrejtje ndaj shqiptarëve.

Zonja Kryetar RAMA-HAJRIZI, Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, të cilën e drejtoni ju, nuk është dashur të bie preh e ngarkesave politike, ngase sot për sot nuk është me rendësi një rrogë deri në 2000 Euro, privilegjet e siguruara me ligjet tona por është mirë të mendohet tek gjykimi në të ardhmen i historisë, ngase çdo gjë kalon në histori.
Historia një ditë do të gjykoj çdo veprim jo vetëm tuajin por edhe tonin.

Të nderuar,

Ju duhet të dini se Manastiri i Deçanit, është një objekt i kulturës dhe historisë se popullit shqiptarë ngase ai është i ngritur mbi themelet e një tempulli të lashtë ilirë.
Edhe në kohën kur është rindërtuar (1327-1335), është rindërtuar nga vete shqiptarët vendas nën drejtimin e krye mjeshtrit Fra Vita Kuçi, një shqiptarë i fisit Kuçi nga Kotorri. Aty kanë shërbyer edhe shqiptarët.

Zonja Arta RAMA-HAJRIZI e zotëri Bekim SEJDIU, ju duhet po ashtu të dini se personeli i Manastirit të Deçanit, ka shkelur rendë ligjet dhe rregullat e UNESCO-së, ngase ata kanë bërë rindërtime të shumta në afërsi të objektin në fjalë, çka bie në kundërshtim me pikën 31 të Vendimi Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015.
Po ashtu personeli i Manastirit të Deçanit ka shkelur Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji Nr.03/L-039) i miratuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, ngase ka lejuar ndërtimet e disa Hidrocentraleve të reja në afërsi (rreth 200 metra) të objektit të Manastirit.
Andaj, ne i beje thirrje organeve tona të drejtësisë që të merren me shkeljen e ligjeve dhe rregullave të UNESCO-se dhe Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura nga ana e personelit të Manastirit të Deçanit.

Të nderuar, çdo vendim që do të i jep pronësinë e pronave të Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, janë të pa pranueshme. Andaj, kërkojmë që të mos behet presion në një çështje që nuk është e pranueshme për qytetarët e Komunës se Deçanit.

Zonja Arta RAMA-HAJRIZI e zotëri Bekim SEJDIU,

Zgjidhja ma e mirë e kontestit është që pronat të kthehen në prona komunale dhe të i jepet e drejta Komunës se Deçanit që të i riaktivizoj këto dy ndërmarrje.
Ndërmarrjen “Apiko” dhe “Iliria”, kanë qenë gjigant ekonomik i Komunës se Deçanit. Andaj pse këto prona të kalojnë në pronësi të Manastirit të Deçanit, ku ky i fundit e ka humbur kredibilitetin e tije. Atëherë me këto pretendimet vjen një pyetje : Manastiri a është institucion fetar apo është territori a shtet i pavarur në kuadër të Kosovës?
Është koha e fundit që institucionet tona me të larta shtetërore të Republikës se Kosovës si : Kuvendit, Presidenca dhe Qeveria, të ndërhyrë në këtë çështje. Është shumë paradoksale që në Kosovë privilegjohet një komunitet dhe etnitet i caktuar fetarë.
Duhet të dini se Ndërmarrja Shoqërore Bletaria “Apiko” dhe Stacioni Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria”, me riaktivizimin e tyre gjenerojnë shumë vende të reja të punës. Aty shteti i jonë ka nevojë që të krye vetëm disa investime dhe të riaktivizohen këto dy gjigantë ekonomike.

Të nderuar,

Jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e rastit por ju njoftojmë se Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka filluar organizimet për fillimin e protestave në Deçan për të kundërshtuar pretendime politike të Manastirit të Deçanit dhe të ndërhyrjeve politike të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës në çështjen e pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.
Po ashtu mbesim në qëndrimin tonë se vendimi i juaj duhet të anulohet deri me datën 30 dhjetor 2015 në të kundërtën çdo tensionim i situatës në Deçan do të bie mbi përgjigjeshit e juaja moralë, kombëtarë e profesionale zonja RAMA-HAJRIZI e zotëria SEJDIU.

E nderuara Zonja Arta RAMA-HAJRIZI e i nderuari zotëri Bekim SEJDIU, me vendimin e datës 3 dhjetor 2015, ju keni shkelur mbi etiken dhe moralin profesional. Keni bërë shkeljen e Kushtetutës se Republikës se Kosovës duke bere presion mbi Gjykatën Themelore të Pejës dega në Deçan, me rastin e vendosjes se Masës se Përkohshme ndaj procesit gjyqësor në rastin e Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria”.
Andaj Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, si akt moral shume miqësisht, kërkojmë që të jepni dorëheqjen të pa revokueshme nga detyrat që mbani.