Historia zemërthyese e nënës ukrainase që e varrosi djalin e saj (VIDEO) NULL NULL 04.04.2022 11:05 04.04.2022 11:05 Një nënë ukrainase në një fshat të bombarduar në periferi të Kievit ka rijetuar momentin e rëndë kur e varrosi djalin e saj pas një ofensive ruse. Në videot e xhiruara nga BBC, nëna e pikëlluar tregoi dhomën e gjumit të djalit të saj të ndjerë pasi u godit nga një eksploziv. “Dhimbja është shumë e keqe,” tha ajo për BBC. “Jo, jam krejt vetëm. Djali im ishte i ri, vetëm 27 vjeç. Ai donte të mbetej gjallë”. Ajo tha se djali i saj shërbeu në ushtri, por do ta kalonte ditën duke punuar në garazhin lokal. Ajo u detyrua ta çonte trupin e tij nga rruga me një karrocë dore dhe ta varroste në oborrin e shtëpisë së tyre pasi breshëria ndaloi. “E mbulova varrin me një batanije për ta mbrojtur nga qentë,” vazhdoi ajo. “Ai nuk është në një arkivol”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv. Në linkun më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e saj: https://www.bbc.com/news/av/world-europe-60977889 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 51 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë