Lajmet e fundit

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdon grumbullimi i qytetarëve, në pritje të zhvillimeve nga Gjykata Speciale.
Atmosfera në shesh po përcillet me mesazhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se shumë qytetarë janë grumbulluar në shesh ku edhe do të qëndrojnë tërë natën aty ndërsa nesër do të përcjellin procesin e verdiktit direkt nga sheshi.
“Historia po shkruhet vetëm me tri shkronja – UÇK”, është mesazhi që po përcillet nga sheshi në këto momente.