Historia e padëgjuar e rusit që spiunoi për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e padëgjuar e rusit që spiunoi për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë

NULL NULL
07/08/2015

Njëri nga operacionet inteligjente më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar në zemrën e qytetit sovjetik, në Moskë, gjatë periudhës më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë.

Që nga viti 1979 deri në vitin 1985, një periudhë kjo që përfshin fjalimin e Presidentit Regan, “Perandoria e së keqes”, luftën e llahtarshme SHBA – Rusi të vitit 1983, vdekjen e 3 sekretarëve gjeneralë sovjetikë dhe invazionit sovjetik në Afganistan, CIA kishte marrë informata të vlerës së lartë nga një burim në një laborator ushtarak rus.

Gjatë një periudhe disavjeçare dhe pas 21 takimesh me zyrtarët e CIA në Moskë, Adolf Tolkachev një inxhinier mbikëqyrës i laboratorit të radarëve të institutit shtetëror të mbrojtjes sovjetike, kishe dhënë informacione për amerikanët dhe kishe zbuluar skemat e gjeneratave të ardhme të sistemeve të radarëve sovjetikë.

Ai e kishte pasur shumë të vështirë që ta bindte Amerikën se ishte i besueshëm, por më pas, për vite të tëra u kishte dhënë atyre informata.

Fituesi i çmimit Pulitzer, David Hoffman, ka publikuar librin e tij më të ri “The Billion Dollar Spy” (Spiuni miliarda dollarësh), i cili flet për operacionet e Tolkachev.

Është një histori e shkëlqyer se si spiunazha funksionon në realitet duke zbuluar edhe shumë detaje e fshehtësi, se si agjentët e shërbimit sekret të Amerikës, shkëmbejnë informata nën hundën e armikut.