Histeria e muralit në Rahovec: Petkoviqi gënjen - Gjokoviqi shëndosh “si molla” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Histeria e muralit në Rahovec: Petkoviqi gënjen – Gjokoviqi shëndosh “si molla” (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 07.02.2023 20:40

Figura e tenistit serb, Novak Gjokoviq, që gjendet në Lagjen e Epërme të Rahovecit, dyshohet se u spërkat nga tre persona me një lloj ngjyre për mure.

Të njëjtit, pas identifikimit nga organet e rendit u arrestuan, e më pas u liruan në procedurë të rregullt. Këta dyshohet se veprimin e bënë duke qenë në ndikim të alkoolit.

Madje, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi për ketë.

“Huliganet e Kurtit e shkatërruan sonte muralin e Novak Gjokoviqit në Rahovec. Cilado që është urrejtja e ekstremisteve, kurrë nuk do të mund t’i shkatërrojnë sukseset e kampionit serb dhe tenistit më të mirë në botë e as dashurinë e tij për Kosovën. Kur nuk e kanë të vetën, e shkatërrojnë të huajën”, shkroi Petkoviq.

Ky mural është pikturuar në mars të vitit të kaluar.

klankosova.tv