0:19, 16 Shtator 2019

Kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se nuk mendon që mund të ketë probleme me drejtësinë vendore ose ndërkombëtare, qoftë në luftë apo pasluftës.

“Precedent penal diçka që me penalizon nuk ka. Jam shumë i qetë edhe për pjesën e luftës. Lufta ime është e incizuar. Është e filmuar çdo skenë”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

“Edhe politikisht me vlerësimin tim ka rezultuar se PDK se është me më shumë gjasa për të qenë parti fituese. Lufta ime do të jetë që ta thelloj sa më shumë fitoren e saj. Vetëm një fitore me mbi 50 përqind do ta stabilizojë Kosovën edhe në aspektin ekonomik edhe politik”.

Ish Komandanti i FARK-ut, ka thënë se për kalimin e tij në PDK është konsultuar edhe me ish bashkëluftëtarë

“Ju kam sqaruar se jam po ai Hisen Berisha që pretendoj ta realizojë një projekt politik. Të gjithë bashkëluftëtarët e mi jetojnë në gjendje të rëndë. E kam detyrë moralisht që t’i takojë ata njerëz. Pa drejtësi nuk ka paqe. Drejtësia do të vie nga ky ekip që kam zgjedh – PDK-ja”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë