Hisen Berisha i quan ‘’qyqarë’’ ata që flasin për vrasjet politike në kohë zgjedhjesh (VIDEO) NULL NULL 16.09.2019 00:12 16.09.2019 00:12 Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, njëherit ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, ka thënë se me tu përfshirë në listën e PDK-së atij i është ofruar përkrahje e madhe nga qytetarët e ish-luftëtarët e UÇK-së. Hisen Berisha pohoi se edhe Nasim Haradinaj i ka premtuar 11 mijë vota, njofton Klan Kosova. ”Kam numër të pakufizuar të njerëzve, grupeve që më janë përafruar dhe familjeve emenimente me emër që mu kanë afruar kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit më kanë përkrahur dhe nëse e bëjë të ditur për cilat familje që as në ëndërr nuk e imagjinoni e mos të flas për luftëtarë”. ”Nuk kam bërë fushatë, por kam bërë takime me luftëtarë çdo kund vetëm t’ua shërojë dëshpërimin. Po më kanë thirrur më kanë përshëndetë. Me Qunin, Berishën. Kam qenë edhe në Istog e kam vizituar Milazim Marajn. Kam takuar djemtë e Istogut, të gjithë janë rugovistë të përbetuar, ata e determinojnë fituesin në Istog. Nasim Haradinaj, më ka premtuar 11 mijë vota në Dukagjin. Nuk e di ku i merr por ai më ka premtuar”. Hisen Berisha i cili nga LDK iu bashkua PDK-së, i ka quajtur ”qyqarë” ata të cilët në prag zgjedhjesh dalin dhe flasin për vrasjet politike. Berisha në Analizën Zgjedhore, tha se kërkesa që në kohë fushate të zbardhen rastet e tilla dhe të akuzohen njerëzit e caktuar, është manipulim me emocionet e qytetarëve, njofton Klan Kosova. ”Në PDK kam shku për të krijuar një urë pajtimi. Vlera më e lartë që ka realizuar Kombi ynë është UÇK-ja. Rezultati ka dalë 10-të. Ne për 20 vjet me çka i kemi mbajt të përçarë popullin shqiptarët Kosovës, me vlerat e luftës, kush ka dhënë urdhër, kush e ka bë, kush kënd e ka vrarë?” ”Nëse ti del në çdo fushatë e thua se të ka vra babën filan subjekti, ti po manipulon me të. Këta janë qyqarët që s’kanë asnjë vizion për të ofruar asnjë program zhvillimor, ofrohen dhe manipulojnë me emocione të qytetarëve duke hapur plagë të reja. Të gjithë kanë qenë kryeministra e në pushtet, pse nuk i zbuluan vrasjet. Të gjithë kanë folur prej SHIK-ut, kam dëgjuar kur kanë thënë bëjeni Komisionin Parlamentar hetojini, pse nuk e bënë?” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 16 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 22 minuta më parë