Hiri i poetit Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në Rahovec, pasi trupi iu kremua në Meksikë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hiri i poetit Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në Rahovec, pasi trupi iu kremua në Meksikë

NULL NULL
28/06/2022

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike, njofton KlanKosova.tv.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 qershor të këtij viti.