“Hiqet” tatimi 100 euro në pronë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.02.2023 20:45 nga Flamur Gajtani 06.02.2023 20:45 Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Prizren të hënën nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi. Atw e thirri Lëvizja Vetëvendosje për faljen e 100 euro të tatimit në pronë për prizrenasit, kryetari Shaqir Totaj, tha se kërkesa nuk është legjitime. Sipas tij kjo dyfytyrësi vjen pasi VV-ja në Qeveri ngriti një anshëm tatimin. Kundër kësaj nisme janë edhe LDK-ja e AAK-ja lokale, që kritikojnë VV-në për populizëm. Kur iniciuesit e kërkesës panë kundërshtitë, rekomandimit për Ministrinë e Financave ia shtuan edhe një pikë të kundërshtuesve. Pas harmonizimit të dy propozimeve, u votua unanimisht që ato të dërgohen në dikasterin qeveritar të udhëhequr nga Hekuran Murati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024