Hiqet autobusi nga udha, familja e shoferit ankohet për trajtim (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 29.11.2021 20:31 nga Qendresa Sinani 29.11.2021 20:31 Familjet Hamzaj, Mustafaj e Gjokaj kanë hapur dyert për ngushëllime paraditen e së premtes. Tek familja e Gentës e Ledionit shkuan shumë miq e përfaqësues të institucioneve, gjë që familjarët thonë të ua kenë lehtësuar dhimbjen. Aty shkuan edhe shokë të nxënësve të ndjerë dhe ata që më parë nuk u njohën me këto familje. Në mesin e personave që shkuan për kryeshnosh ishin edhe familja e Gani Gjokajt, vozitësit të autobusit që u vra bashkë me dy nxënësit në mbrëmjen e së premtes, pas një sulmi me automatik. Por Gjokajt, që të pamen e kanë në Skivjan, thonë se janë anashkaluar nga institucionet, megjithëse edhe i afërmi i tyre humbi jetën në të njëjtën ngjarje. Kjo meqë nuk janë vizituar e kontaktuar nga institucionet, përjashtuar presidenten, Vjosa Osmani, e cila ka dërguar një telegram ngushëllimi në varrim. Ndërkohë, tre ditë pas ngjarjes, autobusi ku mbetën të vrarë 3 persona e një u plagos, u largua nga vendi i ngjarjes. Por as pas kaq ditësh, autori apo autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023