Hiqet bllokada në Jarinje, qarkullimi vijon pa probleme NULL NULL 07.09.2024 09:19 07.09.2024 09:19 Qytetarët e Kosovës të bllokuar nëpër kufijtë e Serbisë. Foto: Klankosova.tv Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme. Kështu tha zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv. Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.