Hillary Clinton mori një telefonatë të papritur në mes të fjalimit (VIDEO) NULL NULL 14.03.2019 11:37 14.03.2019 11:37 Ish kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka pranuar një telefonatë të papritur deri sa ishte duke mbajtur fjalim. Derisa ishte duke folur para të pranishmëve, ajo pa telefonin që po i tringëllonte dhe tha se “ju nuk do ta besoni këtë”, shkruan Huffpost, transmeton Klan Kosova. “Po, janë nipat dhe mbesat e mia në FaceTime. Përshëndetja Aiden, Përshëndetje Charlotte”, ka thënë Clinton duke qeshur. “Jam në një takim. Unë jam para gjithë këtyre njerëzve. A mund t’ju telefonojë më vonë”. https://www.youtube.com/watch?v=yTbM-PzMHLI klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.