Hill: Vuçiqi, partner i mirë për ne – Kurtin s’di a mund ta konsiderojmë të tillë NULL NULL 08.06.2023 20:21 08.06.2023 20:21 Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja si shkak i situatës në veri, dhe se sipas tij, problemet e vendeve perëndimore janë me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Hill tha se “më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”, teksa shtoi se këtë vendim ia lë ambasadës së ShBA-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Por, Hill nuk përmendi pasojat me të cilat do të mund të ballafaqohej Serbia në ras se nuk përmbushen pritjet e partnerëve ndërkombëtarë. “Ne e konsiderojmë Vuçiqin si një partner të mirë. Ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për ta shtensionuar situatën dhe tashmë po shohim shenja se kjo po zbatohet. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet partner gjithnjë e më i mirë për ne”, tha Hill për Zërin e Amerikës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova KDI: Vetëm 17% e qytetarëve dijnë se mund të përfshihen në reformën e drejtësisë 1 orë më parë
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 12 orë më parë