Hill: Jemi me fat që barrikadat po hiqen, duam zgjidhje politike për të qetësuar gjithçka në Kosovë NULL NULL 29.12.2022 21:33 29.12.2022 21:33 Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, thotë se është i shqetësuar dhe se duan një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka në Kosovë. “Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë”. “Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar,” tha Hill. Hill për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës tha se e sheh si sinjal pozitiv dhe se u arrit pika ku ata që i kanë vendosur vetë po i heqin, shkruan Euronews Serbia, transmeton Klankosova.tv. Ai shton se e kupton shkallën e lartë të zhgënjimit në komunitetin serb në Kosovë dhe se mendon se e gjithë kjo me barrikada është pikërisht rezultat i atyre frustrimeve. “Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh,” tha Hill, duke shtuar se ai gjithmonë “ndiente se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur”. “Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që barrikadat po hiqen,” tha Hill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 29 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 46 minuta më parë