Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet NULL NULL 28.03.2023 20:40 28.03.2023 20:40 Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte shumë e rëndësishme. Ai tha se ShBA-të kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në marrëveshjen e Ohrit, ku tha se palët duhet të pranojnë edhe gjëra të vështira. Hill foli edhe për reciprocitetin, ku tha se dialogu i Brukselit nuk parasheh një gjë të tillë. “E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë”. “Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet”, është shprehur Hill në RTV Aldi, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha Kushtetuta e Serbisë thotë se komuniteti shqiptar duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të gjitha komunitetet tjera. “Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”, tha Hill, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.