Hilaria Baldwin flet për familjen pasi lindjes së fëmijës së 7-të NULL NULL 27.09.2022 13:28 27.09.2022 13:28 Hilaria Baldwin ka folur për familjen e saj të madhe. Disa ditë pasi lindi fëmijën e shtatë, vajzën Ilaria Catalina Irena, me bashkëshortin Alec Baldwin, 38-vjeçarja hyri në rrjete sociale dhe u hap me ndjekësit e saj. Së bashku me Ilaria, Hilaria dhe Alec, 64 vjeç, janë gjithashtu prindër të Carmen, 9 vjeç, Rafael, 7, Leonardo, 6, Romeo, 4, Eduardo, 2, dhe Lucia, 18 muajsh. Alec është gjithashtu baba i vajzës 26-vjeçare Ireland, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger. “Duke u siguruar që edhe foshnjat e mia të tjera të ndiejnë se kanë kohë për nënën”, shkroi Hilaria në Instagram ndërsa po bëhej gati për një shëtitje me Eduardon dhe Lucia. “Sjellja e foshnjës në shtëpi është magjike dhe është gjithmonë një tranzicion që ne të gjithë e ndjejmë”, vazhdoi Hilaria. “Po përpiqem të balancoj sërish nënën e re, me ushqyerjen me gji, shërimin dhe nxitimin për t’u siguruar që të gjithë fëmijët e mi të ndjejnë se unë jam aty për të qenë nëna më e mirë që mund të jem”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.