Hidhet shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të femrave në basketboll

Hidhet shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të femrave në basketboll

7 ditë më parë

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll dhe atë të Ligës së Parë për Femra.

Ky edicion do të nis me ndeshjen e Superkupës, Bashkimi – Prishtina, shkruan FBK, transmeton Klan Kosova.

Kjo sfidë do të zhvillohet më 18 tetor, kurse xhiroja e parë në elitën e femrave do të zhvillohet më 24/25 tetor.

Në xhiron e parë Trepça do të përballet me Kosovahome Prishtinën, Bashkimi me Penzën dhe Kastrioti me Vëllaznimin.

Xhiroja I 24/25.10.2020

Trepça vs Kosovahome Prishtina

Bashkimi vs Penza

Kastrioti vs Vëllaznimi.