Hidhet shorti për përballjet e Kupës së Botës për Klube NULL NULL 29.11.2021 20:00 29.11.2021 20:00 Këtë të hënë në Cyrih të Zvicrës është hedhur shorti i përballjeve për trofeun e Kupës së Botës për Klube në këtë edicion. Në raundin e parë në Emiratet e Bashkuara do të zhvillohen katër ndeshje. Al Jazira luan ndaj Auckland Cityt, teksa fituesi nga kjo ndeshje luan kundër Al Hilal në raundin e dytë. Teksa fituesi në ndeshjen ndërmjet Al Hilal vs Al Jazira/Auckland City do të përballet me fituesin e Ligës së Kampionëve, Chelsean në gjysmëfinale. Ndërsa Al Ahly do të luajë ndaj Monterrey, kurse fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e Copa Libertadores, Palmeiras në gjysmëfinalen tjetër. FIFA ka njoftuar se Kupa e Botës për Klube 2021 do të zhvillohet nga 3 deri më 12 shkurt 2022. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.