Hidhet eksploziv në një xhami të Pakistanit, pesë të vdekur dhe 109 të plagosur NULL NULL 27.10.2020 16:54 27.10.2020 16:54 Një shpërthim në një xhami që shërben edhe si shkollë për religjion në Pakistan ka lënë të vdekur së paku shtatë persona dhe të plagosur 109 të tjerë, kanë thënë zyrtarët policorë dhe shëndetësorë. “Nxënësit ishin duke lexuar Kuran këtu kur shpërtheu eksplozivi”, iu tha gazetarëve zyrtari i policisë së qytetit Peshawar. “Hetimet e para tregojnë se pesë deri në gjashtë kilogramë eksploziv janë përdorur dhe më pas erdhi dikush dhe la çantën”. Ende nuk dihet se sa fëmijë ishin në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve, pasi që aty kishte edhe të rritur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 31 minuta më parë