Hetuesit rusë kërkojnë të arrestojnë gazetarin e Bellingcat - Klan Kosova

Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Hetuesit rusë kërkojnë të arrestojnë gazetarin e Bellingcat

NULL NULL
21.04.2023 14:27
Christo Grozev

Hetuesit rusë i kanë kërkuar Gjykatës Lefortovo të Moskës që të arrestojë gazetarin e Bellingcat, Christo Grozev në mungesë, me pretendimin për “kalim të paligjshëm të kufirit të Federatës Ruse”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë të gjykatës, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Vitin e kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë e vendosi Grozev në listën e të kërkuarve të Rusisë.

Grozev, i cili është bullgar, ishte figura kryesore në hetimin e helmimit të liderit të opozitës ruse Alexey Navalny me agjentin nervor Novichok nga operativët e FSB-së në vitin 2020. Hetimi i tij për Bellingcat ekspozoi identitetin e një grupi të FSB-së që helmoi Navalnyn.

Gazetari ka raportuar gjithashtu gjerësisht për përfshirjen e Rusisë në një numër krimesh ndërkombëtare të profilit të lartë, duke përfshirë rrëzimin e fluturimit 17 të Malaysia Airlines në vitin 2014 në Ukrainën lindore dhe helmimin e Sergei dhe Yulia Skripal në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përgjegjësi për çdo sulm.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.