Hetohet vdekja e policit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 29.09.2022 20:31 nga Qendresa Tershana 29.09.2022 20:31 Zyrtari policor, Zoran Aksentijevic, nuk arriti ti mbijetoi plagëve që i mori në aksidentin e ndodhur në Zvecan, të mërkurën. Sipas kolegëve të tij i nderi punoi në stacionin policor në Mitrovicën e veriut, rreth 10 vjet, derisa në kohën e aksidentit ai ishte jashtë detyrës zyrtare. Nga policia njoftuan se në këtë aksident ishte përfshirë edhe një kamion, ngasësi i të cilit u arrestua. “Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë