Hetohen votat diskutabile të AAK-së, reagon Meliza Haradinaj (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 08.03.2021 20:50 nga Enis Reçica 08.03.2021 20:50 Për t’i hequr dyshimet se Meliza Haradinaj-Stublla siguroi ulësen e deputetes duke manipuluar, PZAP kërkoi rinumërim të të gjitha votave me kusht dhe të diasporës të marra nga AAK-ja. Veç këtij vendimi, që erdhi pas ankesës së kandidates Florentina Gjergjaj, KQZ vendosi të rinumërohen edhe 7 kuti votimi, ku ishte përfshirë komisionari, që u raportua se u korruptua nga bashkëshorti i Meliza Haradinaj. Vendimet e institucioneve zgjedhore janë të mirëseardhura edhe pwr vet protagonisten, Meliza Haradinaj-Stublla, ku ka thwnw se me kwtw rinumërim do zbardhet e vërteta, duke u mohuar pretendimet se bashkëshorti i saj ndihmoi ndonjë manipulim. Por, Kryetari i saj partiak, Ramush Haradinaj, u ka uruar dënime meritore manipuluesve duke u kërkuar institucioneve ndjekëse të hetojnë rastin. E veç këtij vendimi, gjatë ditës PZAP vendosi që pas ankesave të subjekteve minoritare jo serbe, t’ia anuloj fletëvotimet subjektit Romania Iniciativa. Iniciativa Romane me seli në Graqanicë, u dyshua se në mënyrë të organizuar nga Lista serbe i mori 4.049 votat e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 55 minuta më parë