Hetem Ramadani: Kosova qe 20 vjet është në krizë, nuk e ka krijuar Albin Kurti këtë krizë (VIDEO) NULL NULL 04.02.2023 20:25 04.02.2023 20:25 Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet në popull si një meditues dhe mjek popullor, Hetem Ramadani ka qenë mysafir në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova. Ai ka trajtuar disa figura të politikës në Kosovë, e në mesin e tyre edhe kryeministrin e tanishëm Albin Kurtin. Ramadani ka thënë se Kurtit i është krijuar një toksicitet nga opozita dhe njerëzit që kanë interesa materiale e fuqi mediatike, ku këta sipas tij edhe e kanë akuzuar Kurtin si komunist e Enverist. Ndërsa, sa i përket qeverisjes së tij, Ramadani tha se Kurtit i ka ardhë një shans, dhe me të duhet të menaxhojë krizën që të tjerët e kanë krijuar. “Krizën nuk e ka krijuar Albini, e ka krijuar Putini, krejt Evropa është në krizë. Kjo opozita, se s’ka kuptim me përmend emra, ka krijuar amulli që e kanë për vota, që Albini është shkaktar. Albini nuk është shkaktar i asnjë krize në Kosovë, as politike. Është qe 20 vjet Kosova në njëfarë lloj krize politike, ekonomike”, tha ai. E kësaj krize, Ramadani i bëri një shpjegim të thellë, të cilën mund ta dëgjoni në videon më poshtë: Video: Emisioni i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023