Herrera: De Gea është gjenial - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Herrera: De Gea është gjenial

NULL NULL
11/11/2015
Spanjolli është i gëzuar pasi bashkëkombasi i tij vendosi të mos largohet nga Old Trafford megjithë interesimin e madh të Real Madridit.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera ka thënë se ai nuk ka parë kurrë më parë gardian të talentuar si David de Gea, duke e quajtur “gjenial”.

De Gea u duk se mund të largohej nga Old Trafford gjatë verës, pas interesimit të madh të Real Madridit për ta transferuar në Sanatiago Bernabeu.

Në fund marrëveshja nuk u arrit dhe spanjolli mbeti në Old Trafford.

“Ai është gjeni. Është talent i madh. Kurrë nuk kam parë dikë si ai dhe ne jemi me fat që e kemi”.

“Talentin e tij e kanë pak njerëz në botë. Jemi të bekuar që e kemi, shpresoj edhe për një kohë të gjatë”.