“Heronjtë e pajtimit të gjaqeve”, dokumentar në 36-vjetorin e tubimit te Verrat e Llukës (VIDEO) NULL NULL 06.05.2026 12:32 06.05.2026 12:32 Gjakmarrja është një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare – e trashëguar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit – që për vite me radhë solli dhimbje dhe vrasje. Por, në fillim të viteve ’90, të rinjtë dhe intelektualët u bashkuan për një mision të madh: ndaljen e gjakderdhjes. Kjo plagë historike, vjen e trajtuar në emisionin MAT në Klan Kosova, në 36-vjetorin e mbajtjes së tubimit madhështor te Verrat e Llukës. “Heronjtë e pajtimit të gjaqeve” është projekti më i ri, që sjell në kujtesë organizimin e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt çlirimit, duke çrrënjosur fillimisht hasmërinë. Si nisi pajtimi i gjaqeve e qysh Anton Çetta u vu në krye të lëvizjes? Pse u vendos që tubimi më madhështor të mbahej te Verrat e Llukës? Si UDB-ja serbe nxiste vrasjet mes shqiptarëve? Sa gjaqe u pajtuan për një vit? Cila është pesha e faljes së gjaqeve në ngritjen më pas të Kosovës si shtet? Këto dhe shumë detaje të tjera, këtë të mërkurë në MAT, me fillim nga ora 22:10.