12:22, 13 Shkurt 2020

Pas suksesit të arritur në turneun e Grand Slam te Parisit, xhudistet tanë janë kthyer në Kosovë.

Nje medalje e artë dhe nje e bronztë ishte bilanci i xhudistëve të klubit Ippon nga Peja.

Në Paris, shkëlqeu Distria Krasniqi, që rrembeu të Arten kurse Nora Gjakova fitoj medalje të bronztë.

Trajneri Driton Kuka u shpreh shumë i kenaqur me suksesin e xhudistëve në Grand Slamin më të famshëm të xhudos.

Për Krasniqin kjo ishte medalja e parë e Artë në turnet Grand Slam, kurse Gjakova gjithashtu fitoj medaljen e parë në Paris.

Konkurs Pune

Lexo më shumë