Hera e parë në histori të klubit në Superligë, Arberia dje prezantoi edhe ardhjen e dhjetë në klub

Hera e parë në histori të klubit në Superligë, Arberia dje prezantoi edhe ardhjen e dhjetë në klub

2 muaj më parë

Anulimi i kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll si shkak i pandemisë COVID-19, bëri që skuadra e Arbërisë nga Dobraja e Lipjanit të jetë antëtari më i ri i Superligës së Kosovës në futboll, pasi ishte renditur në pozitën e dytë në një rang më të ulët të garave.

Tashmë, kjo skuadër që do të garon për herë të parë në histori të klubit në elitën e futbollit në vend, ka filluar organizimin për ediconin e gjatë që i pret, transmeton Klan Kosova.

Si fillim, Arbëria emroi në postin e trajnerit prishtinasin Arbnor Morina, kurse pas tij tashmë ka filluar të prezantojë ardhjet e reja në ekip.

I fundit që u prezantua ishte sulmuesi afrikan Willy Zamble, kurse deri më tani ky ekip ka kompletuar edhe ardhjet e futbollistëve: Bruno Arrabal, Eron Hyseni, Labinot Ibrahimi, Prince Mambouana, Donat Kaçiu, Agron Bruqi, Gëzim Rusi, Arbër Pira dhe Aladin Dakovaq.

Prezantimi i Willy Zamble dje në ambientet e klubit të Arbërisë

Gjithsesi, lipjanasit pritën të kenë një vit mjaft sfidues, pasi edhe skuadrat tjera që do të garojnë në Superligën e Kosovës në futboll, janë duke u përforcuar, me futbollistë mjaft cilësor.

Këtë vit në Superligë pritet të jetë sistemi i ri i garave me dhjetë ekipe në të, ku dy skuadrat e fundit që renditen në fund të kampionatit do të bien nga liga.