Hëngri në restorant dhe priti që Jezusi ta paguajë faturën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hëngri në restorant dhe priti që Jezusi ta paguajë faturën

NULL NULL
07/08/2015

Ju mund ta doni zotin dhe t’i luteni atij, por nuk mund të prisni që Jezusi ta paguajë faturën tuaj.

Por një amerikane nuk mendon kështu.

April Lee Yates, 52 vjeçare, kishte rreguzuar që të paguante faturën e saj pre 26 dollarësh në një bufe për ushqime deti në Bennet Calabash në Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, raporton Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ishte thirrur nga stafi i restorantit. Ata kishin thënë për policinë se gruaja ka orë të tëra që po rri në atë vend dhe po i shqetëson klientët e tjerë.

Ajo kishte thënë se nuk ka para që ta paguajë faturën. E pyetur se çfarë kishte menduar në momentin që kishte porositur, kur e dinte se nuk ka para me vete, Yates ka thënë se Jezusi do të paguajë për ushqimin e saj.

Në këtë mënyrë, Yates ishte arrestuar nën akuzën për mashtrim në restorant.