Lajmet e fundit

Kosova e mundi Bosnje dhe Hercegovinën në kategorinë e grave në hendboll në kualifikimet për Kampionat Botëror.
Pavarësisht disfatës, për njërën prej hendbollisteve boshnjake ai ishte ndër momentet më të lumtura të jetës.
Ajo mori propozim për martesë nga i dashuri i saj, dhe e pranoi me krahë të hapur.
Madje, ai moment gëzimi u shoqërua nga kori “O sa mirë me qenë shqiptar” i ekipit kosovar që po e festonte fitoren duke e rrethakuar çiftin.