Hendboll, Vushtrria në finale të Kupës së Kosovës NULL NULL 27.06.2020 17:33 27.06.2020 17:33 Vushtrria është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadra në fjalë fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:30, njofton Klan Kosova. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja, por edhe Vushtrria u ka besuar njomakëve që i ka në përbërje. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 në të mirë të Vushtrrisë. Kasumi ishte më efikasja te Vushtrria me 7 gola. Te Prishtina 11 gola i shënoi E. Kurteshi. Vushtrria nesër takohet në finale të Kupës me Istogun. Ndeshja luhet prej orës 17:00. Vushtrria – Prishtina 38:30 (20:11) Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 3, Rama 6, Zymberi 3, Preniqi, Paci 4, Ramabaja 5, Rrahmani 3, R. Gubetini 4, Selaci 2, Kasumi 7, Terstena 1, Tahiri Prishtina: Arifi, Shala 2, Kurteshi 11, Krasniqi 3, Hashani 2, Shala 5, Behluli, Konxheli 5, Ajvazi 2, Sadiku. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 49 minuta më parë