Hendboll, vashat e Kosovës me një fitore me shumë peshë ndaj Italisë NULL NULL 03.03.2023 14:23 03.03.2023 14:23 Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi. Vajzat e Kosovës luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13. Ato e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket kosovare, 5:3. Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia. Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë. Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS