Hendboll, Italia – Kosova 26:26 (VIDEO) NULL NULL 10.01.2020 21:59 10.01.2020 21:59 Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror. Pas një luftë shembullore deri në sekondën e fundit, hendbollistët kosovarë kanë barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit, njofton Klan Kosova. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët kosovarë, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.