Lajmet e fundit

Astrologia Antigona Kotorri, në emisionin “Weekend”, ka bërë të ditur se eventi kryesor i këtyre ditëve është hëna e plotë.
Ajo bëri të ditur se hëna e plotë është në Dash, dhe sipas saj, hera e fundit që ka ndodhur kjo ka qenë para rreth dy vitesh, transmeton Klankosova.tv.
“Kur kemi një event të madh si ky në Dash, Dashi si shenjë e parë, do të thotë se ka fillime të reja. Ka mundësi për përmbyllje të një kapitulli që ka zgjatur dy vjet. Hëna gjithmonë përcjell ciklet”, tha ajo.