Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hekuran Duka shpall fitore në Dibër

NULL NULL
21.04.2019 22:07

Sipas informacioneve fillestare nga Shtabi zgjedhor i degës së Dibrës së BDI-së, kandidati i kësaj partie, Hekuran Duka është kryetari i ri i Dibrës.

Ai në zgjedhjet e sotme fitoi mbi 400 vota më shumë, përkundër kundër kandidatit të tij Arben Agolli, nga Aleanca për Shqiptarët.

Duka shprehu falënderim për besimin e dhënë dhe premtoi se do të jetë kryetar komune për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake, ashtu siç ka vepruar pa bërë dallim edhe në ofrimin e shërbimeve të tij mjekësore.

“Zyra ime do të jetë e hapur për secilin, pavarësisht se a ka votuar apo jo për mua. Ne jemi të gjithë nga Dibra dhe të gjithë i duam të mirën qytetit dhe komunës sonë. Premtoj se maksimalisht do të angazhohem që të realizoj të gjitha premtimet, me qëllim që të ulet emigrimi i të rinjve dhe ta shndërrojmë Dibrën në një qytet evropian. Ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër”, tha Duka.

Dr Hekuran Duka ka lindur më 1963 në Dibër, është i martuar, babai i tre fëmijëve. Shkollën e mesme e ka përfunduar në qytetin e lindjes, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku ka përfunduar specializimin për urologji. Është punësuar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër nga vitit 1994.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2017, ishte pjesë e listës së kandidatëve të BDI-së dhe ishte zgjedhur këshilltar i Këshillit të Komunës.

Ai është ushtrues i detyrës së kryetarit të komunës së Dibrës.

Në Dibër u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme lokale, për shkak të vdekjes së Ruzhdi Latës, i cili pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.