Heiko Mass flet për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç marrëveshjes gjithëpërfshirëse NULL NULL 28.10.2020 18:29 28.10.2020 18:29 Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Ndërsa ka folur sot për zgjidhjen që do të çonte përpara të gjithë rajonin, Heiko Mass në një diskutim virtual vlerësoi qasjen e Miroslav Lajçak karshi të dyja palëve për rinisje të negociatave, përcjellë Klan Kosova. ”Në mënyrë të veçantë kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”. ”Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. ”Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese”. Tutje ai u shpreh se për një ujdi përfundimtare duhet një udhëheqje e fortë politike, njofton Klan Kosova. ”Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike”. ”Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”. ”Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin në të gjithë rajonin”. ”Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivat e Kosovës dhe Serbisë për në BE”, ka shtuar Mass, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 41 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë