13:00, 12 Shkurt 2019

Duket se Heidi Klum dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz do të merren edhe me diçka tjetër, përpos dasmës, këtë vit.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këtë lajm e bëri të ditur padashje dizajneri i modës Wolfgang Joop në një intervistë për televizionin RTL.

Megjithatë një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar vet çifti, por ata as nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Supermodelja është nënë e katër fëmijëve – Leni (14), Henry (12), Johan (11) dhe Lou (8).

Në muajin dhjetor, Kaulitz, kitaristi i rock bendit Tokio Hotel, i kishte propozuar martesë modeles, pak pas festës së Krishtlindjeve.

Këtë lajm të mirë e bëri të ditur vet Klum në llogarinë e saj në Instagram.

45 vjeçarja Klum dhe 29 vjeçari Kaulitz e bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në muajin maj 2018 dhe qysh atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetrit.

Çifti kanë qenë shumë të hapur për diferencën 17 vjeçare gjatë një interviste për revistën People gjatë muajit korrik.

“Ai është burri më i këndshëm, i ëmbël, i kujdesshëm dhe shumë i dashur. Ndihem shumë me fat. Nuk e di kur kam qenë së fundmi në jetën time kaq e lumtur. Ai është i mrekullueshëm”, kishte thënë supermodelja e njohur.