9:03, 21 Gusht 2019

Modelja e njohur Heidi Klum, ka zgjedhur që të marrë vëmendjen e mediave rozë, duke ndarë momente të ngrohta me burrin e saj Tom Kaulitz.

Dyshja dukeshin si zogj të dashuruar, ndërsa po qëndronin në një nga jahtet luksoze pas vendimit të tyre për të kaluar pushimet në atraksionet italiane, njofton Klan Kosova.

Klum dukej të mbante veshur një bluzë të lëshuar të thjeshtë ngjyrë qumështi dhe një kapele bejsbolli duke u siguruar që dielli nuk po e dëmtonte shumë ndërsa dhe po shijonte një birrë krah bashkëshortit.

Pas disa momenteve duket se gjërat nisën të ndryshonin dhe Heidi Klum kujdeset edhe më tutje që rrezet e diellit të mos i prishin rehatinë.

Ajo përfundimisht vendos edhe një leckë në kokën e saj, gjë e cila e bënte të çuditshme paraqitjen e saj në këto pushime.

Konkurs Pune

Lexo më shumë