Hegseth refuzon të thotë nëse ShBA-ja do ta sulmojë Iranin NULL NULL 18.06.2025 17:55 18.06.2025 17:55 Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikën, Pete Hegseth ka refuzuar të thotë nëse ShBA-ja do ta sulmojnë drejtpërdrejt Iranin. Hegseth është pyetur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen nëse po shqyrton veprime ushtarake në Iran, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai refuzoi të përgjigjet, duke thënë: “Shumicën e asaj që mund të them do ta rezervoja për një mjedis të klasifikuar”. Ndërkaq, më parë presidenti amerikan, Donald Trump tha gjithashtu “mund ta bëj, mund edhe mos ta bëj”, kur u pyet nëse ShBA do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov? 9 minuta më parë
Kosova Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO) 17 minuta më parë