Heat eliminojnë Bucks nga playoff i NBA (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 27.04.2023 07:57 nga Shpend Spahija 27.04.2023 07:57 Basketbollistët e Miami Heat e kanë bërë befasinë e playoff-it në NBA, duke eliminuar ekipin më të mirë të sezonit të rregullt dhe një nga pretendentët kryesor për titull, Milwaukee Bucks. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 118-118, ndërsa në shtesë Heat triumfoi ndaj Bucks 126-128, për ta siguruar fitoren e katërt nga pesë ndeshje dhe njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të Konferencës Lindore. Nga Lindja u kualifikuan edhe New York Knicks pasi mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 95-106, duke fituar serinë e ndeshjeve 4-1. Ndërsa në Konferencën e Perendimit, Memphis Grizzlies fituan ndaj Los Angeles Lakers 116-199 (2-3) dhe Golden State Warriors mposhtën Sacramento Kings 116-123 (2-3). Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO