Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hazma: Në pozitën ku jam dhe ku qeverisi, vendimet i marr unë

NULL NULL
12.12.2024 18:18

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se në cilën pozitë që është ai i merr vendimet vet, por duke u bazuar në ligj.

Në DPT Fidani, Hamza ka thënë se vendimet i ka marrë ai edhe për formimin e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, por në bashkëpunim dhe duke u konsultuar edhe me persona të tjerë të PDK-së.

“Në përpilimin e kësaj liste kemi qenë krejtësisht të lirë, por kemi qenë të  kujdesshëm për shkak se është dashtë të merret në konsideratë edhe aspekti gjeografik, që mos ta lëmë një komunë të papërfaqësuar, edhe në këtë aspekt kemi qenë shumë të kujdesshëm. Normalisht që gjithmonë kërkesat kur janë më të mëdha se mundësia e akomodimit brenda listës, njerëzit në situata të tilla mund të kenë hatërmbetje, kësaj radhe nuk ka hatërmbetje”.

“I kemi spjeguar qëllimet dhe standardet, kemi pasë një mirëkuptim të plotë, jam i bindur që edhe plotë njerëz të tjerë që janë jashtë kësaj liste, kanë me pasë kontriobut të madh. Përndryshe sa i përket vendimarrjes në pozitën ku unë jam edhe unë ku qeverisi, vendimet i marrë unë, të konsultuara, sigurisht të bazuara në ligj. Gjithçka duhet të jetë brenda kornizës ligjore, edhe logjika ekonomike, edhe logjika politike brenda kornizës ligjore”.

“Kur vendondosen brenda kornizës ligjore, atëherë konsultimet me ekspertë me njerëz rreth meje i marrë vendimet, por  vendimet edhe fjalën përfundimtare e them unë. Kështu kam bërë në dy mandate në Ministrinë e Ekonomië, edhe në BQK, edhe në Komunën e Mitrovicës, vendimarrës jam vet”, ka thënë Hamza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.