Hazirit i pengojnë njehësorët NULL NULL 08.05.2015 13:26 08.05.2015 13:26 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit në KEDS-it, Mehmet Koç, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj kompanie në Gjilan. Në takim i pari i Gjilanit ka kërkuar që të shqyrtohet mënyra e vendosjes së njehsorëve të KEDS-it nëpër lagje të qytetit dhe të gjendet një zgjidhje më e pranueshme, sepse sipas tij, kështu siç është, është kundër planit urbanistik të Komunës dhe i ka shëmtuar disa lagje të qytetit. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KEDS-it u zotuan se do ta ndërpresin këtë praktikë të vendosjes së njehsorëve dhe do të ofrojnë një mënyrë tjetër shërbimit që do të jetë e pranueshme për qytetarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 29/09/2023