22:16, 10 Nëntor 2017

Biznesmenët e rinj në Gjilan nuk kanë nevojë të paguajnë fare taksa në mënyrë që ta zhvillojnë biznesin e tyre sa më shpejtë e sa më mirë.

Kështu ka thënë kryetari aktual dhe kandidati për edhe një mandat në Gjilan, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne besojmë që nuk ka komunë të pasur duke varfëruar qytetarët”, ka deklaruar Haziri.

“Jemi komuna e dytë financiare pas Prishtinës. Dëshirojmë ta kapitalizojmë këtë në qendër ekonomike, pasi kjo fuqi duhet të jetë e gjallë për të gjithë njerëzit”.

“Ne i kemi larguar tendencat, korrupsionin dhe shantazhet, prandaj kemi fituar besim tek investitorët”.

“Kështu Gjilani për vitin e ardhshëm do të procedojë me rreth 26 milionë euro për t’i realizuar në investime”.

klankosova.tv

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë