Haziri: Vlerësimi i Cholletit për Kosovën duhet të na gëzojë (VIDEO) NULL NULL 12.01.2023 18:58 12.01.2023 18:58 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës së tij të mërkurën, e ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e Kosovës. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Haziri ka thënë se populli i Kosovës duhet që t’i gëzohet këtij vlerësimi të diplomatit amerikan. “Serbia tash e disa vite, në raport me Kosovën vetëm po ndryshon formë, ndërsa strategjinë dhe qëllimin e ka të njëjtë. Në rrethana të caktuara kohore ndryshon formë, politikisht duket që ka ndryshime, por u pa që çdo progres e ka penguar – është kthyer në regres”. “Tani kjo vizitë e Cholletit si diplomat amerikan e dha një kredit në Kosovë që duhet të na gëzojë neve si popull i Kosovës për rolin e tij dhe vlerësimi i tij për një Kosovë e cila ka arritur prosperitet, zhvillim dhe ka ecur para në krahasim me atë Kosovën që e ka lënë herën e fundit kur e ka parë ai”. Tutje, nënkryetari i LDK-së shton se vizita e Cholletit në Kosovë e tregon seriozitetin e shtetit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. klankosova.tv
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023