Haziri viziton Qendrën e Rehabilitimit në Gjilan, zotohet për mbështetje institucionale

Haziri viziton Qendrën e Rehabilitimit në Gjilan, zotohet për mbështetje institucionale

NULL NULL
3 weeks më parë

Kryetari i tanishëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet e 17 tetorit, ka vizituar Qendrën e Rehabilitimit “Labyrinth” në Gjilan, me ç’rast është zotuar për mbështetje institucionale në mandatin e ri.

Haziri ka përgëzuar këtë qendër për punën e madhe që kanë bërë lidhur me rehabilitimin e personave që janë përdorues të narkotikëve.

“Qendra Labyrinth ka bërë punë të madhe në rehabilitimin e personave, të cilët kanë qenë përdorues të narkotikëve. Ky është një mision jo i lehtë dhe për këtë shpreh vlerësimin tim më të lartë. Këtë Qendër e kemi mbështetur me të gjitha mundësitë komunale, ndërkaq në mandatin e ri do të punojmë bashkë në strategjinë për identifikim të hershëm të nxënësve në shkolla, në mënyrë që ta parandalojmë këtë dukuri”, ka thënë kryetari Haziri.