Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Vitin 2021 në Gjilan e kemi trajtuar si vit të mundësive të barabarta 

NULL NULL
03.12.2021 17:48

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se viti 2021, me propozim të Handikosit, është trajtuar si vit i mundësive të barabarta.

Haziri ka deklaruar se kanë punuar mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë, derisa theksoi se parku “Baja”, i cili është paraparë të ndërtohet, i është dedikuar këtij komuniteti.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ndihem mirë që programi infrastrukturor për qasje dhe mundësi të barabarta është në implementim e sipër në Gjilan. Me Handikos-in dhe shoqatat që trajtojnë këta persona, kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, gjithnjë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe me propozim të tyre vitin 2021 e kemi shpallur vit të mundësive të barabarta. Ne kemi punuar në vazhdimësi mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë dhe mungesa e një gjymtyre zëvendësohet natyrshëm për t’u bërë të barabartë në jetë. Urime 3 dhjetori, festofshim bashkë gjithmonë në kushte më të mira!” u shpreh Haziri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.