Haziri: T’i listojmë problemet kryesore ku mund të punojmë bashkë – pastaj zgjedhje të parakohshme (VIDEO) NULL NULL 26.04.2018 21:16 26.04.2018 21:16 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se iniciativa e LDK-së për t’i mbledhur partitë nuk kishte tendencë që të dilet në fund tek zgjedhjet, por s’e ka mohuar se zgjedhjet janë epilogu final, pasi fillimisht të trajtohen problemet e mëdha. “Duke qenë në opozitë kemi dhënë një mundësi, duke lënë opsionin B anash, duke mos shfrytëzuar mekanizimin e mocionit. Pasi është parë se faktori i nëntë votave të listës është treguar qartë”, pohoi Haziri. “LDK-ja e ka marrë këtë iniciativë për zgjidhje të problemeve të republikës, por tryeza nuk është strategji që të dilet tek zgjedhjet”. “Gjithsesi le t’i listojmë problemet kryesore në të cilat mund të punojmë bashkë dhe në fund ta kemi një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 11 minuta më parë